E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta serbe: Shaqiri feston me flamurin e Thaqit

Gaztea serbe "Kurir" e ka quajtur si skandaloze festimin e Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës pas titullit në Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen. Gazeta serbe e ka quajtur të papranueshëm këtë mënyrë feste pasi që sipas saj flamuri është i papranueshëm sepse është flamuri i Hashim Thaqit.

"Lojtari zvicëran i Bayernit festoj me simbolet e një shteti të papranuar. Shaqiri është një lojtar që nuk luajti asnjë minutë në finale. Ai është një zvicëran që ka vetëm prejardhjen nga Gjilani" shkruan gazeta serbe. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›