E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kush është Neymar Da Silva

Neymar Da Silva Santos Junior është cilësuar si talenti më i madh në botë në 2 vitet e fundit. Supertalenti brazilian ka qenë për disa vite si lojtari më i përfolur në vitet e fundit duke qenë shënjestër e disa skuadrave të famshme.

Ka qenë vetë Neymar ai që gjithmonë e kishte konfirmuar dëshirën e tij për tu bashkuar me Barcelonën duke e patur idhull më të mirin e botës, Lionel Messin.

Se çfarë lojtari është Neymar, tregojnë statistikat e tij të arritura me Santosin. Neymar me 5 shkurt i mbushi 21 vjet, por që në këtë moshë të re ai ka arritur hiq më pak se 136 gola. Super Neymar ka arritur të realizoj poashtu edhe 65 asistime duke qenë i pakapshëm në kampionatin brazilian.

Tërë këto statistika i ka arritur brenda 4 viteve si talent duke debutuar me Santosin në vitin 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›