E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gazetarët Pa Kufij: Nga lufta tek informacioni i rremë, ja faktorët që ndikojnë tek gjendja e vështirë e shtypit në botë

Organizata Gazetarët Pa Kufij kja publikur sot raportin për gjendjen e lirisë së medias. Sipas raportit, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit Shqipëria dhe Kosova renditen në mesin e vendeve problematike.  Mëgjithëse të dy vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më pare, situata mbetet sërish shqetësuese.

Mes 180 vendeve, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a. Ndërsa në vitin 2021, Shqipëria radhitej në vendin e 83-të. Në raport thuhet se Prokuroria vendosi kufizime disproporcionale për mbulimin e sulmit kibernetik nga Irani.

Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar kur radhitej në vendin e 61-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 78-të. Edhe vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, mali i Zi e Bosnja kanë shënuar rritje në renditje ndryshe nga Serbia e cila ka pësuar rënien më të thellë, me 12 vende, në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

Në total Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, arrin në përfundimin se situata është shumë e keqe në 31 vende, e keqe në 42 vende, problematike në 55 dhe e mirë ose mjaft mirë në 52 vende.

Dy arsyet kryesore për situatën shqetësuese të lirisë së medias janë situata e luftës dhe shtypja dhe persekutimi i gazetarëve, kërcënimi nga përmbajtja e rreme dhe propaganda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›