E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët shqiptarë njihen me krerët e “Deutsche Telekome”

Rrjeti gjigant telefonik, pjesë e të cilit është dhe operatori celular në Shqipëri “AMC”, zhvilloi në Berlin një konferencë mbi Network-un e së ardhmes, duke prezantuar para mediave projektet e reja teknologjike. Të ftuar mes mediave gjermane dhe europiane ishte ekipi i gazetarëve nga Shqipëria, të cilët u mikpritën ngrohtësisht nga drejtuesit e kompanisë “Deutsche Telekom”. 

Ekipi përbëhej nga zv/kryeredaktori i “Mapo”, Alfred Lela, gazetari i Ekonomisë në të përditshmen “Shqip”, Ardian Kola, dhe Drejtoresha e Agjencisë së lajmeve online BalkanWeb, Daniela Bonollari (Agushi). Në darkën e shtruar për nder të pjesëmarrjes së gazetarëve të huaj në konferencën mbi Network-un, krerët e kësaj ndërmarrjeje të fuqishme realizuan dhe foto me ekipin shqiptar, që u shoqërua në këtë event nga Ornela Bego, Menaxhere për Çështjet e Korporatës në “AMC”. 

Ja ku janë disa foto, ku mes grupit shqiptar, ndodhet edhe drejtori i ardhshëm i “Deutsche Telekome”, z.Timotheus Höttges,
dhe Claudia Nemat, shefja për Teknologjinë dhe Europën në “Deutsche Telekome”.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›