E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari dhe autori Fevziu takim me studentet e universitetit te Nju Jorkut

Gazetari i njohur dhe autori i veprës “Enver Hoxha”, Blendi Fevziu, ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit të Nju Jorkut.

Në fokus kryesor ka qenë vepra e fundit e tij, Biografia e Enver Hoxhës.

“Libri, tha ai, në thelb është i mbështetur tek korposi politik, raporti i tij i brendshëm dhe jo tek kundërshtarët politik”.

Në brendi të librit, dalin në dritë 3 dokumente të rëndësishme të shkruara nga dora e tij apo të firmosura prej tij për vrasjen e miqve më të afërt, ndryshe nga diktatoret e tjerë të Evropës Juglindore.

“Konsultimi me të afërmit është i pakëshillueshëm dhe i panevojshëm, pasi ata nuk mund të distancohen nga sentimentet personale”, tha autori i librit.

Libri “Enver Hoxha” ka zgjuar mjaft kureshtje edhe në Paris dhe Britani, dy vende ku libri është në proces përkthimi, pasi lexuesi i huaj ka kureshtje për t’u njohur me regjimin më të egër në Evropë dhe diktatorin e hekurt, Enver Hoxhën.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›