E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari i TCH pengohet ne kufirin grek

Policia Greke ndaloi gazetarin e “Top-Channel”, Marin Mema, në pikën kufitare të Qafë-Botës, veprim i justifikuar nepermjet paraqitjes se nje vendimi që e cilëson atë si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit fqinj.

Ngjarja u verifikua në orët e mesditës të së dielës. Gazetarit Mema iu njoftua gjithashtu se atij i është hequr përjetësisht e drejta për të kaluar kufirin shqiptaro-grek.

Masa merret pas filmimeve për çamët dhe shqiptarët në Greqi, të realizuar pak ditë më parë nga Mema në kuadrin e ciklit të reportazheve te “Shqipërisë Tjetër”.

Të njëjtën masë drastike, autoritetet greke ndërmorrën disa muaj më parë edhe ndaj gjyqtarëve që dhanë dënimin për kreun e organizatës “Omonia” në Korçë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›