E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romanet me te prefereruarit e Bookstore

Në vitrinën e kësaj jave në librarinë “Bookstore” në qendrën tregtare TEG vihet re një interes për gjini të ndryshme letrare, por në krye të preferencave qëndrojnë përsëri romanet dhe librat psikologjikë si dhe botimet për fëmijë.

Nderkohë që edhe në prurjet e reja ka larmi botimesh, ku mund të veçohen:

Nga El Xhejms vjen romani i pare i triologjisë “ 50 hijet e Greit”. Në qendër të veprës është një histori dashurie mes studentes së letërsisë Ana me biznesmenin e sukseshm Kristian Grei. Ana shokohet kur zbulon se dëshiron këtë mashkull. Ai e paralajmëron t’i qëndrojë larg. Ky fakt e bën Anën që ta dashurojë edhe më tepër. Ky është cilësuar si një roman, i cili do mbetet gjatë me ju.

Duke mbetur në gjininë e romanit vjen në shqip nga Pirro Misha vepra e John Ëyndham” , “Dita e trifideve”. Ky është nga ato libra, që pasi e ke lexuar të ndjek nga pas për tërë jetën. Romani është konsideruar si kryevepra e të ashtuquajturës letërsi pas-apokaliptike. Duke u bazuar në këtë vepër. BBC ka realizuar një serial në vitin 2009 dhe në vitin 2013 pritet të ekranizohet në një version të ri.

Ndërkohë që në kategorinë e librave të specializuar mund të përmendim “Ditari” i ekonomistit Mitrush Kuteli. Vepra përmes tre pjesëve sjell fakte interesante për sistemin bankar në Shqipëri.
Pjesa e parë përqëndrohet tek lufta për të shpëtuar floririn e bankës.
Pjesa e dytë sjell raporte të ndryshme, ndërsa pjesa e tretë përcjell kujtime të Kutelit.

Vepra “Burri dhe gruaja” Vallëzimi i jetës që mban autorësinë e Osho vjen në shqip nga Sadedin Limani. Në qendër të veprës janë dy pole të jetës. Në përsijatjet dhe udhëzimet e tij. Osho mëson si të sjellim në harmoni artin e energjisë mashkullore dhe femërore dhe kështu të gjejmë një kuptim më të përgjithshëm për më shumë energji dhe gëzim në jetë.
lexuesit kame shfaqur edhe per librat psikologjik dhe historek.

Vepra e Pier Jozef Proudhon “Pornoktracia” vjen në duart e lexuesit përmes shqipërimit të Astrit Cani. Vepra Ese Polemike nis me thënien “Një komb vdes kur epshi bëhet kult masiv”. Në këtë vepër i jepet përgjigje pyetjeve të ndryshme si çfarë është dashuria, ç’është martesa, si dhe roli i gruas dhe burrit në një familje të shëndoshë.

Në veprat historike veçojmë:

Franko Benanti “ Lufta ime më e gjatë në Shqipëri (1943- 1948). Vepra botuar dhe ribotuar disa herë në vendin e tij në Itali, tashmë sheh edhe dritën e botimit në shqip. Kjo është një prej dëshmive të pakta të luftës dhe pas luftës antifashiste në Shqipëri të shkruara nga dëshmitari i kohës, i cili me profesion ishte mjek i mobilizuar në luftën fashiste. Ai duke bredhur në ambulancë e spitale u njoh nga afër me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe shumë të tjerë. Në vepër jepen informacione interesante të luftës si situata kaotike dhe ndërhyrja e Jugosllavisë në politikën shqiptare.

Nga letërsia shqipe vjen vepra e Xhovani Shytit “Pune spiunësh” me tregime dhe novella.

Ndërsa një katalog interesant vjen me informacione të bollshme për prodhimet ushqimore e tradicionale të qarkut të Korçës. Ky botim jep të dhëna për gastronominë e zonës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›