Gazetari që qëlloi Bushin me këpucë lirohet në shtator
Avokati i gazetarit irakian Kerim El Shuxhejri, deklaroi se El Zejdi do të lirohej tre muaj para përfudnimit të dënimit për shkak të sjelljes së mirë.
Avokati bën të ditur se kanë marrë njoftim zyrtar në këtë drejtim dhe e cilësoi lirimin e klientit të tij si “fitore për median e lirë dhe dinjitoze irakiane”.
Gazetari Muntadhar el Zejdi pati qëlluar presidentin e atëhershëm amerikan me këpucë në 14 dhjetor gjatë një konferernce për shtyp. Fillimisht ai u dënua me tre vjet burgim, por pastaj dënimi iu ul në një vit pasi nuk kishte më parë precedent penal.