Kongresi miraton rezolutën: PS nuk njeh zgjedhjet
Me miratimin e kësaj rezolute, përfundimisht partia më e madhe në opozitë, ka vendosur të mos njoh rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Rezoluta është miratuar me shumicë votash. Vetëm katër prej delegatëve kanë votuar kundër, ndërsa njëri prej tyre ka ambstenuar.
Me miratimin e kësaj rezolute është mbyllur pjesa e parë e rendit të ditës. Ndërkohë, pritet që kandidatët për kreun e partisë të bëjnë prezantimin e tyre. Në garë, është kryetari aktual Edi Rama si dhe deputeti dhe një prej zyrtarëve të kësaj partie Arben Malaj. Ndërkohë, kandidatutën për kreun e PS-së, e ka shpallur edhe Maqo Lakrori, i cili ka theksuar se brenda partisë ka nevojë për solidaritet.