E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetaria investigative ne Shqiperi

Ne Progres raportin e sivjetem te KE per ecurine demokratike te Shqiperise liria e shprehjes cilesohet ne pergjithesi e respektuar por me nje progress te limituar. Perjashtim ben vetem gazetaria investigative e cila sic thekson raporti ka forcuar rolin e saj ne zbulimin dhe denoncimin e korrupsionit.

Aleksander ipa kryetar i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Shqiperise e konsideron progresin e gazetarise investigative nje tregues te maturitetit dhe te rritjes se vetedijes qytetare te gazetareve qe merren me kete lloj gazetarie.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aleksander ipa kryetar i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Shqiperise. Kjo gje ka bere te mundur qe jo vetem te tronditen segmentet e infektuara nga korrupsoni por te vihen ne levizje edhe strukturat e drejtesise - thote ipa per programin shqip te Deutsche Welle-s.

Rasti me i fresket i denoncimit te korrupsionit nga gazetaret investigative i takon nje zyrtari te larte ish anetar i kabinetit te qeverises se kryeministrit Berisha. Ky rast u publikua ne nje nga mediat elektronike kombetare te Tiranes dhe shkaktoi nje stuhi te vertete ne realitetin publik dhe institucional te vendit. Ministri i korruptuar u shkarkua menjehere nga posti i tij. Ky reagim luajti nje rol pozitiv tek gazetaret per ta levruar edhe me me kurajo kete drejtim te gazetarise dhe per te mos zbutur e rrumbullakosur ngjarjet faktet duke thene vetem nje pjese te te vertetave.

Sidomos te vertetat qe lidhen me menyren si qeveriset vendi dhe si funksionon administrata publike. Moderatore dhe gazetare investigative kane zbuluar para publikut ceshtje te mprehta qe tregojne permasat e korrupsionit dhe te qendrimeve abuzive ne jeten administrative dhe qeverisese te vendit - thote Aleksander ipa.

Kercenime dhe shantazhe ndaj gazetareve investigative

Forcimi i rolit te gazetarise investigative ne zbulimin dhe denoncimin e korrupsionit apo ne publikimin e te vertetave per menyren e qeverisjes nuk ndodh pa veshtiresi. Ai shoqerohet me kercenime presione nga segmente te strukturave shteterore apo private te cilave u preken interesat prej denoncimit te aferave korruptive dhe mundesise se perballjes me drejtesine.

Per fat te keq nuk kemi vetem kercenime permes telefonit por edhe presione kercenime djegie makinash ndeshkime te familiareve te gazetareve nga autoritetet e administrates shteterore shantazhe etj etj - tregon Aleksander ipa.

Por ka edhe procese gjyqesore kunder gazetareve investigative. Nje nga me te njohurit eshte procesi gjyqesor kunder nje gazetari qe prodhoi nje dokumentar investigativ lidhur me devijimin e disa fondeve publike te akorduara nga Italia per Shqiperine ne kuader te marrdhenieve dypaleshe. Ne vend te destinacionit te tyre publik nje pjese e mire e fondeve italiane shkoi ne xhepat e segmenteve te korruptuara te administrates shteterore.

Ne kete process gjyqesor qe vazhdon ne Tirane Unioni i Gazetareve Profesioniste te Shqiperise po luan rolin e avokatit per gazetarin investigativ autor te dokumentarit.

Kush i mbron gazetaret investigative ne Shqiperi

Ndofta duket e pabesueshme. Ndofta paradoksale. Ne Shqiperi nuk ka ligj per mediat dhe si pasoje as rregullime ligjore per mbrojtjen e gazetareve. Kjo pasi ligji per mediat audio- vizive nuk ka kaluar ne Parlament pasi kerkon 3/5 e votave dhe ndonese egziston nuk ka hyre ne fuqi. Nderkohe qe mungon plotesisht nje ligji per median e shkruar. Ne keto kushte gazetaret investigative mbrohen vetem nga shoqatat vendase apo ato nderkombetare te gazetareve.

Autore Ani Ruci / Tirane

Redaktoi E. Xhani

Eliana Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›