E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesat me detyrim - nje studim evidenton gjendjen ne Gjermani

Ne kete studim mblidhen dhe vleresohen per here te pare sistematikisht njohuri per institucionet keshillimore ne te gjithe Gjermanine per njerezit e prekur apo te kercenuar nga martesat e detyruara. Martesat e detyruara ne Gjermani jane vepra qe denohen me Kodin Penal dhe megjithate e verteta eshte me e komplikuar se sa te mundeson veshtrimi ne legjislacion.

Keshtu u shpreh Ministrja Federale per Familjen Kristina Schrder ne dorezimin e studimit te Ngarkuares me Integrimin ne Qeverine Gjermane Maria Bhmer. Per studimin e perpunuar nga organizata e te drejtave te grave Terre des Femmes dhe nga Fondacioni Lawaetz u regjistruan persona te prekur prej 830 qendrave keshillimore ne Gjermani.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ift mysliman ne Frankfurt mbi Main

3.443 raste te martesave me detyrim regjistruan qendrat keshillimore per vitin 2008 ne Gjermani. Ketu duhet mbajtur parasysh se jane vetem ato me guxim qe zhvillojne konsultime. Sepse ajo qe eshte e kercenuar nga martesa e detyruar dhe mbrohet rrezikon izolimin nga e gjithe familja e vet. Ky eshte edhe shkaku se pse shifra e erret e te frikesuarve te paarritshem eshte shume e larte dhe nuk mund te vleresohet prej askujt ne menyre te besueshme.

Shumica e te prekurve jane ne origjine emigrante

Shumica e te prekurve jane ne origjine emigrante 23 perqind e tyre kane lindur ne Turqi tete perqind ne Serbi ne Kosove ose Mal te Zi perkatesisht gjashte perqind ne Irak dhe ne Afganistan pese perqind ne Siri tre perqind ne Marok si dhe dy perqind ne Shqiperi Liban dhe Pakistan.

Ne Gjermani kane lindur 32 perqind e viktimave te martesave te detyrueshme ndersa 44 perqind e tyre mbajne nenshtetesi gjermane. Por nje pasaporte gjermane dhe nje qendrim i gjate ne Gjermani sipas rezultateve te studimit nuk te mbrojne nga strukturat arkaike ne familjen tende. Sipas te dhenave te te prekurve 834 perqind e prinderve jane myslimane. Gati nje e treta e viktimave te martesave te kryera ose per te cilat jane bere perpjekje ne Gjermani eshte e moshes 17 vjec ose me e re. 40 perqind jane te moshave midis 18 dhe 21 vjec thuhet ne studim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dorezimi i studimit Schrder dhe Bhmer

Te perfshihen me fort myslimane me autoritet

Ministrja Schrder tha ne drejtim te myslimaneve Gjithsesi ne nuk duam te debatojme edhe aq nese feja islame eshte pjese e problemit por duhet ta pyesim me fort veten nese mund te jete ajo pjese e zgjidhjes.

Prandaj duhen bere perpjekje qe autoritetet myslimane ne Gjermani ta shohin me fort si detyren e tyre qe ti kundershtojne martesat me detyrim dhe qe te ndermarrin hapa kunder tyre.

E Ngarkuara me Integrimin e Qeverise Gjermane Maria Bhmer mbron pikepamjen se edhe vendet e origjines duhet te marrin pjese ne zgjidhje. Keshtu jane vendosur kontakte me ministren turke per Familjen. Ne Turqi do te dale se shpejti nje ligj kunder dhunes ne familje.

Te sensibilizohen shkollat

Bhmeri e cila e karakterizoi martesen me detyrim si nje shkelje te rende te te drejtave te njeriut terhoqi vemendjen ne faktin se aty ku kryhen martesa me detyrim kjo ecen paralelisht me nderprerjen e shkolles ose te kualifikimit. Prandaj ajo kerkoi qe shkollat te sensibilizohen me fort per kete teme

Tema e martesave me detyrim duhet te gjeje pasqyrim edhe ne mesim. Dhe neve ajo na nevojitet e integruar ne shkollimin dhe kualifikimin e mesuesve. Por ne baze te studimit dy te tretat e shkollave ky problem me sa duket i intereson pak.

Autor Sabine Ripperger / Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›