Gazetarja legjendare angleze Kler Hollinguorth feston 100 vjetorin

10 tetori i vitit 1911 shenoi shpethimin e revolucionit kinez. Po ashtu ne kete date u lind edhe nje grua e shquar britanike Clare Hollingworth e cila do te behej me vone nje prej korrespondenteve me te njohura ne Pekin dhe Hong Kong. Mbremjen e se henes ajo festoi 100 vjetorin ne Klubin e Korrespondenteve te Huaj ne Hong Kong
Clare Hollingworth dukej e pandrojtur nderkohe qe presidentja e Klubit te Korrespondenteve te Huaj ne Hong Kong Anna Healy Fenton ngriti goten per te shenuar ditelindjen e anetares me te vjeter te klubit.
Urimet me te mira per Clare ne ditelindjen shekullore.
Shumica e kolegeve te zonjes Hollingworth qe ngrinin gotat ende nuk kishin lindur kur ajo arriti skupen e saj te pare dhe me te famshme. Pavaresisht se ndodhej nen vezhgimin e Gestapos per punen e saj ne ndihme te refugjateve ajo rrezikoi te futej ne Gjermanine naziste dhe zbuloi tanket qe shkonin drejt Polonise duke shenuar keshtu fillimin e Luftes se Dyte Boterore.
Perseri ajo do te ndermerrte rreziqe te medha per te deshmuar dhe raportuar ngjarje historike per gazetat britanike gjate fushatave ne Afrike dhe Lindjen e Mesme te Luftes se Dyte Boterore si dhe me vone ne konfliktet ne Algjeri Vietnam e gjetke.
Ajo i mbijetoi bombardimit terrorist te vitit 1946 te hotelit Mbreti David ne Jeruzalem. Trimeria e saj legjendare nuk eshte egzagjerim tha Patrick Garret i cili po i jep fund nje biografie mbi tezen e tij.
Te gjithe korrespondentet qe kam intervistuar te cilet deshmojne per te nga vijat e frontit tregojne qe gjithcka ka qene reale. Clare eshte nje prej atyre njerezve qe nuk shqetesohet nga te shtenat dhe bombardimet.
Zoti Garret thekson se sa here qe oficeret britanik te zbulimit tradhetuan dhe shkuan ne Bashkimin Sovjetik duket se Hollingworth ishte e para qe njoftonte per keto ngjarje po ashtu.
Ka nje histori te madhe per mbulimin e ngjarjeve te spiunazhit. Po ashtu kam zbuluar disa lidhje te tjera interesante qe do ti ruaj per ti botuar ne liber. Por ka disa lidhje interesante qe me detyruan te beja pyetje.
Ajo u be nje prej gazetareve te pare perendimor qe u akreditua ne Pekin pas Revolucionit Kulturor dhe ka jetuar ne Hong Kong gjate 30 vjeteve te fundit.
Ndoshta ngaqe ka patur nje karriere kaq trilluese zonja Hollingworth dukej e qete.
Jo shume e emocionuar...shpresoj te sillem mire.
Ajo e mbajti fjalen pavaresisht se piu pak birre dhe shampanje.Kur u pyet nga Zeri i Amerikes se cfare deshironte me se shumti per ditelindje pergjigja e saj ishte
Nje fjalor me ka humbur i imi.
Ka nje aresye te mire pas kesaj kerkese. Zonja Hollingworth asnjehere nuk ka hezituar te pranoje se pavaresisht aftesive te saj ne gazetari ajo kurr nuk ka qene nje shqiptuese e mire e fjaleve.