E Martë, 3 Nëntor 2026

Gazheli pret misionin e BB-së: Shqipëria, krah vendeve europiane për procedurat e thjeshtuara doganore

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli priti sot në një takim një mision të Bankës Botërore, ku u diskutua progresi i projekteve të përbashkëta.

Ekspertët e BB vlerësuan në veçanti projektin “Një dritare e vetme”, komponent i projektit që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor për lehtësimin dhe thjeshtimin e tregtisë dhe transportit.

Lidhur me projektin e ri për “Tranzitin e kompjuterizuar ndërkombëtar”, Gazheli theksoi se do ta vendosë Shqipërinë krah vendeve europiane për nga thjeshtimi i procedurave doganore.

Gjatë takimit u bë e ditur se edhe projekti i tretë me Bankën Botërore, ai i realizimit të “Pikës së përbashkët doganore” me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë, për realizimin e procedurës me një ndalesë “One Stop Shop”, ka lehtësuar më tej procedurat doganore në import dhe eksport nga të dy anët e kufirit.

1 nga 3

/j.p//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›