E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi rus mbërrin në Evropë

Moskë - Pas përpjekjesh të shumta diplomatike, më në fund Rusia ka lejuar edhe kalimin e gazit përmes Ukrainës drejt Evropës. Zyrtarët konfirmuan se gazi kishte mbërritur në Ukrainë, Hungari, Sllovaki dhe Bullgari. Këto ishin disa nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimeve. Ky zhvillim erdhi pasi kryeministrat rus dhe ukrainas ranë dakord për një kontratë të re lidhur me çmimin e gazit.Miliona evropianë mbetën pa ngrohje nga dështimi i përpjekjeve për të rinovuar kontratat e vjetra, të cilat skaduan më 1 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›