E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-Moon viziton Gazën: Gjendja e pikëlluar

Gaza - Izraeli përpara se të fillojë ceremonia e betimit të Barak Obamës ka tërhequr shumicën e ushtarëve nga Gaza . Por nga ajo zonë vazhdojnë të vijnë lajmet e vdekjeve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon hyri në Gaza për të parë në vendin e ngjarjeve përfundimet e sulmeve që zgjatën tre javë dhe që u bën shkak i vdekjes së 1300 Palestinezëve.

Ndërkohë ushtarët Izraelitë të cilët hapën zjarr në kampin Xhebalije kanë vrarë një fshatar Palestinez. Numri i palestinezëve që janë vrarë pas shpalljes së armëpushimit është ngritur në dy.

Palestinezët gjithashtu kanë thënë se tanket Izraelite gjithashtu kanë bombarduar edhe shtëpitë në kampin Xhebalije por Izraeli nuk e ka konfirmuar ende një lajm të tillë. Izraeli ka tërhequr shumicën e ushtarëve nga Gaza përpara se të fillojë ceremonia e betimit të Barak Obamës . Zyrtarët vënë në dukje se Izraeli me këtë gjest nuk ka dashur që marrëdhëniet me Amerikën të fillojnë ashpër.

Nga ana tjetër populli i Izraelit jugor është zgjuar përsëri me zërin e sirenave dhe ka vrapuar drejt strehimeve. Më pas është bërë e ditur se ky ishte një alarm i rreme.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon hyri në Gaza për të bërë inspektime në vendin e ngjarjeve. Sekretari i Përgjithshëm i cili pas gjysmë ore kontrolli të pasaportës hyri në Gaza, është edhe autoriteti më i lartë që ka hyrë në Gaza pas zgjedhjes së Hamasit në pushtet në vitin 2007.

Ban Ki Moon gjendjen në Gaza e cilësoi si "pikëlluese" dhe i bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që ti binden armëpushimit. Ban Ki-Moon i cili shëtiti me jelek antiplumb vizitoi edhe godinën e Kombeve të Bashkuara të bombarduar nga Izraeli.

Në bombardimet në fjalë kishin humbur jetën më tepër se 40 Palestinezë të cilët ishin strehuar në këtë godinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›