E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazimestani EULEX nderpret hetimet

Prokurori i EULEX-it që udhëheq cështjen e serbëve të arrestuar gjatë Vidovdanit të këtij viti në Gazimestan, ka vendosur që të ndërpresë hetimet ndaj të dyshuarve për shkak të mungesës së provave.

Ai i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Komunale në Prishtinë që t’i lirojë ata nga paraburgimi.

Pasi e pranoi kërkesën, gjykatësi i procedurës paraprake ndërkohë urdhëroi lirimin e 5 të dyshuarve.

Ata ishin arrestuar nga Policia e Kosovës në datën 28 qershor, kur me fyerje ndaj tyre por dhe shqiptareve, si dhe me parulla pro-Milloshevicit festuan humbjen e betejës së Kosovës në Gazimestan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›