E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza edhe kundër gruas së Mlladiçit

Agjencia e lajmeve “Tanjug” citon gjyqtaren Vesna Adamoviç të ketë thënë se prokurorët kishin ngritur një akuzë kundër Bosiljka Mlladiçit.

Ajo po ashtu citon gjyqtaren të ketë thënë se gjatë një kontrolli të policisë në prill 2008 në shtëpinë e zonjës Mlladiç në Beograd, janë gjetur një pushkë automatike dhe disa pistoleta që i përkisnin burrit të saj.

Ratko Mlladiç është duke u gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku po përballet me akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnjë në vitet 1992-1995, duke përfshirë rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës.
/Start/

                                                                                             2011-07-13 19:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›