Gazprom kerkon nafte dhe gaz afer liqenit te Shkodres

Pas kerkimeve te shumta dhe intensive drejtuesit e kompanise ruse kane dale ne perfundimin se ne zonen Crmnica te Malit te Zi prane liqenit te Shkodres ka rezerva te konsiderueshme nafte dhe gazi.
Pas ketij zbulimi kompania eshte e interesuar te marre pjese ne proceduren e koncesionit qe pritet te hapet ne tetor nga qeveria e Malit te Zi. Dy jane zonat ku konstatohen burime te sigurta nafte dhe gazi ne veri te Malit te Zi ne kufi me Bosnjen dhe pjesen e jugut dhe prane liqenit te Shkodres ne kufi me Shqiperine. Ekspertet e Gazprom disponojne prova dhe kane arsye te mendojne se ka pasuri te medha nafte edhe ne disa zona brenda kufijve me Shqiperine dhe Bosnjen duke paralajmeruar nje shtrirje te punimeve brenda kufijve te ketyre vendeve pasi te nisin operacionet ne dy pikat e identifikuara.
Agjenci te ndryshme lajmesh u referohen disa burimeve prane kompanise ruse sipas te cileve ka nisur eksplorimi ne pjesen e Shqiperise pa specifikuar qarte vendndodhjen ndersa ne Bosnje dhe Hercegovine do te nise se shpejti. Per Bosnjen ruset vleresojne se 4 burimet e naftes kane nje vlere monetare teper te larte rreth 27 miliarde dollare dhe mendohet se e njejta vlere do te zbulohet edhe ne Mal te Zi ne zonen afer liqenit te Shkodres.
Sakaq ministri i Ekonomise i Malit te Zi Branko Vujovic deklaron se ne muajin tetor do te shpallet tenderi per ofertat e koncesionit ne kerkimin e naftes dhe gazit ne keto zona. Interesi i deritanishem vjen nga dy kompani ruse por ne besojme se do te rritet pasi dy zonat ofrojne mundesi te medha perfitimi tha ministri per agjencine Analitika ndersa lajmi konfirmohet edhe nga agjencia tjeter Energetika.
Sipas ligjit malazez te koncesioneve kontratat lidhen per periudha 30-vjecare ndersa per kerkimet jepen leje 7-vjecare kurse per prodhim 20 vjet. Te dhenat zyrtare te paraqitura ne Strategjine per Zhvillimin Energjetik vleresojne se Mali i Zi ka rezerva nafte qe vleresohen deri ne 7 miliarde fuci kurse gazi natyral vleresohet ne 425 miliarde meter kub.
Prania e Gazprom ne Shqiperi ka intriguar ekspertet e ekonomise dhe politiken ne teresi ndersa per vite me radhe sidomos ne tre te fundit zerat per projekte te mundshme jane intensifikuar. Takimin e pare ruset e zhvilluan tre vjet me pare ne Tirane ne kuader te nje delegacioni biznesesh te Dhomave te Tregtise por asgje me shume duke u mjaftuar te mesonin mbi situaten ekonomike ne vend. Prania e ruseve gati sa nuk u konkretizua me ndertimin e nje parku energjetik ne Korce nga nje kompani greke ku Gazprom zoteron 50 per qind te aksioneve. Ky projekt i firmosur nga qeveria shqiptare ka mbetur ende ne leter.
Vete Kryeministri Berisha ka pranuar se ka nje interes nga Gazprom per ndertim tubacionesh gazi por kompania nuk e konfirmon nje plan te tille. Sa i takon liqenit te Shkodres ka pasur tentativa te ndryshme per ndertim parqesh energjetike dhe impiante nafte por asgje me shume ndersa nje plan per central nuklear u hodh poshte pas protestave te banoreve te zones.