Nisin hetimet per kercenimet ndaj Priftit 1 mln euroose te vrasim
TIRAN- Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti eshte kercenuar se do te vritej ai dhe familja e tij nese nuk do te paguante nje milione euro. Rreth dy jave me pare Prifti ne ate kohe ende minister eshte paraqitur ne prokurori duke treguar gjobevenien qe kishte ndodhur permes postes elektronike. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes. Sipas ketyre burimeve mesohet se ne adresen elektronike private te deputetit Prifti ne mes te muajit gusht jane derguar dy e-maile kercenuese ku i kerkohet te paguaj ne forme gjobe nje milione euro ose do te vritej ai dhe pjesetaret e ngushte te familjes se tij.
Hetimet kane filluar rreh dy jave me pare pas kallezimit te depozituar nga shtetasi Dritan Prifti ne ate kohe ne pozicionin e Ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes si dhe deputet i Kuvendit. Sipas kallezimit deputeti eshte kercenuar e shantazhuar ne adresen elektronike nga nje person ende i paidentifikuar i cili ka kerkuar qe te paguaj shumen prej 1 milion euro ne te kunderten do te vriste ate dhe familjen e tij. Kane filluar hetimet dhe jemi ne rruge te mbare drejt zbulimit te derguesit te ketyre letrave kercenuese-thane burimet e Shekullit ne Prokurorine e Krimeve te Renda.
Mesohet gjithashtu se gjate hetimeve paraprake eshte bere keqyrja e adreses personale e ish-ministrit Prifti si dhe kompjuteri nga i cili deputeti i ka lexuar dy letrat kercenuese. Keto kercenime elektronike sipas prokurorise kane ardhur ne dy dite te ndryshme por vetem pak dite pasi ish-ministrit Prifti i eshte publikuar ne media deklarata e pasurise se tij qe kapte shifren e 1.8 milion euro. Burimet nga prokuroria saktesuan gjithashtu se regjistrimi i procedimit penal ka filluar ndaj kercenuesit ende te paidentifikuar per dyshimin e kryerjes se vepres penale te Shtrengimit me ane te kanosjes apo dhunes per dhenie pasurie.
Per hetimin e ceshtjes prokuroria mesohet se ka kryer nje sere verifikimesh neper kompanite private te shperndarjes se linjes se internetit pasi dyshohet se derguesi i letrave kercenuese eshte nga Shqiperia konkretisht nga brenda zones se kryeqytetit. Hetimet per zbardhjen e gjobevenies ndaj ish-ministrit Prifti drejtuesi i Prokurorise per Krime te Renda ia ka besuar prokurorit Besnik Muci i njohur edhe si kandidat per drejtimin e Prokurorise se Tiranes. Nderkohe vetem nje dite pas shkarkimit nga detyra e Ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes deputeti Prifti ka dorezuar ne prokurorin e kryeqytetit edhe nje kallezim penal per akuzat e shpifjes dhe kanosjes ndaj dy zyrtareve te larte te partise ku ai aderon Levizja Socialiste per Integrim z.Spartak Braho dhe shtetasit Luan Rama.
Sipas kallezimit dy te denoncuarit gjate prononcimeve te ndryshme ne media kane shpifur ne adrese te tij duke leshuar edhe deklarata te cilesuara si kanosje nga vete deputeti. Ky kallezim tashme eshte marr ne shqyrtim nga drejtuesi i komanduar i Prokurorise se Tiranes prokurori Sokol Malaj qe pritej ne ditet ne vazhdim tia caktoj hetimin e kesaj ceshtje nje prokurori te ketij institucioni.
Dritan Prifti leter Ina Rames Kercenimet me jete ndaj meje politike
TIRAN- Dritan Prifti ish minister i METE-s qe vetem dy dite me pare u shkarkua pas propozimit te partise se tij i eshte drejtuar me nje leter kryeprokurores Ina Rama. Ne leter Prifti i kerkon prokurores se Pergjithshme te nise hetimet per te zbardhur dhe zbuluar kercenuesit pasi sipas tij ai dhe familja e tij jane kercenuar me jete.
LETRA
Znj. Prokurore e Pergjithshme
Sic mund te jeni ne dijeni une kam bere nje denoncim ne organin e Prokurorise disa jave me pare ne lidhje me disa mesazhe elektronike qe me kane kercenuar jeten mua dhe familjes sime.
Deri para pak kohesh nuk mund te paragjykoja se nga me vinin keto kercenime por kohet e fundit mendoj se konteksti i tyre mund te jete politik. Ne te perditshmet e sotme sidomos tek Telegraf dhe Mapo ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale.
Shprehja e tij per mua qe nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem dhe i Vdekur.
Spartaku ka nje te shkuar si Prokurori i regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe ne aktivitetin e tij sic e ka zakon ai te mburret ka denuar njerez me vdekje dhe litar. Ai ka dhe nje djale qe punon ne prokurori. Ne media here pas here vitet e kaluara kane dale akuza per lidhjet e tij me boten e krimit pavaresisht se te pakonfirmuara ligjerisht.
Une kerkoj qe deklaratat e sotme te Z. Braho te perfshihen ne hetimin qe ju po beni per kercenimet ndaj meje dhe ju lutem te pershpejtoni zbardhjen dhe zbulimin e kercenuesve te vertete.
Ministri
Dritan Prifti
Darka sekrete Meta pajtohet me Priftin Ishte bisede konstruktive
TIRAN - Ilir Meta dhe Dritan Prifti jane takuar ne nje hotel te njohur te kryeqytetit ku kane biseduar mbi ngjarjet e fundit politike. Pas perplasjes se diteve te fundit shkarkimit te Dritan Priftit nga posti i ministrit te Ekonomise dhe akuzave te ketij te fundit ndaj eksponenteve te LSI-se mbremjen e djeshme ka ardhur edhe darka e pajtimit. Burime prane dy politikaneve kane konfirmuar mbremjen e djeshme takimin duke shtuar se kjo tregon qe mes LSI-se nuk ka percarje. Te dy politikanet jane shprehur per gazeten se midis tyre ka pasur nje takim konstruktiv. Kryetari dhe nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim jane pare rreth ores 700 te darkes ti drejtohen restorantit te njohur ne kryeqytet. Mesohet se takimi eshte arritur te zhvillohet me ndermjetesimin e nje miku te perbashket por qe nuk i perket skenes politike shqiptare. Ilir Meta Dritan Prifti dhe miku i tyre jane pare ti drejtohen restorantit per te qendruar per nje kohe te gjate. Pas rreth tre ore diskutimesh behet e ditur se permes ketij takimi jane shuar te gjitha mosmarreveshjet e krijuara dhe marredheniet do te vijojne te jene te qeta. Ne kete menyre bashkepunimi midis dy zyrtareve te Levizjes Socialiste per Integrim do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Sinjalet per nje takim midis Ilir Metes dhe Dritan Priftit jane dhene nga vete politikanet ditet e fundit. Ne deklaratat e tyre per mediat ata kane theksuar se do te takohen se bashku per te zhvilluar nje takim sqarues mbi te gjithe situaten politike dhe marredheniet e tyre. Fillimisht ministri ne ikje i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti tha se do te kerkonte nje takim me kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Une deshiroj te vazhdoj te kontribuoj ne Levizjen Socialiste per Integrim. Sigurisht ne ditet e ardhshme sot neser do ti kerkoj nje takim zotit Meta ku ne te diskutojme me njeri-tjetrin. Ai te me thote cfare mendimi ka per te ardhmen dhe une te diskutoj se si mundet te strukturohet nje e ardhme e perbashket me tej - ka deklaruar Prifti ne daljen e tij te pare per mediat pas dhenies se vendit te LSI-se per shkarkimin e tij nga detyra e ministrit.
Edhe zevendeskryeministri Ilir Meta njeheresh kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dha paraditen e djeshme sinjalet per nje takim me deputetin e tij. Tani qe po flasim bashke kemi shkembyer disa komunikime. Ne e kemi lene qe te takohemi dhe une po pres me dashuri dhe mall te pashtershem eshte shprehur nga selia e Ministrise se Jashtme Ilir Meta. Gjithcka ka nisur me nje mbledhje te Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim nga ku vendos qe Dritan Prifti te shkarkohet nga detyra e tij si minister i Ekonomise dhe ne vend te tij te shkoje Ilir Meta qe aktualisht mban postin e ministrit te Puneve te Jashtme. Ne vend te kreut te LSI-se do te shkoje si kreu i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto. Te gjitha keto ndryshime jane mirepritur nga Kryeministri Sali Berisha dhe ai ka dorezuar propozimet konkrete ne Presidence ku edhe eshte firmosur dekreti nga Presidenti Topi. Ministrat e rinj pritet te votohen diten e sotme ne Parlament dhe me pas do te betohen ne Presidence per te filluar zyrtarisht punen ne ministrite perkatese.