Gazsjellësi TAP, qeveria OK paktit me Greqinë e Italinë

Harta e gazsjellësit TAP
Berisha: Investimi më i rëndësishëm në rajon. Në Shqipëri 2 miliardë USD.
Reuters: Sot në Nju Jork, nënshkrimi mes tri vendeve.
Pakti mes Shqipërisë, Italisë e Greqisë për gazsjellësin TAP do të firmoset sot në Nju Jork. Agjencia Reuters, duke iu referuar një burimi nga Ministria e Jashtme italiane, lajmëroi se pakti mes tri vendeve do të nënshkruhet të enjten. Pritet që firmosja të bëhet nga ministrat e Jashtëm, duke i hapur rrugë kështu lobimit dhe qartësimit politik për rrugën e gazsjellësit. Dje, qeveria shqiptare i parapriu firmosjes së marrëveshjes, duke miratuar vendimin për bashkëpunimin trepalësh për projektin e gazsjellësit transadriatik.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)