Rimekembet aktiviteti i sigurimeve te Jo jetes

Aktiviteti i sigurimeve të Jo-Jetës ka nisur të rimëkëmbet duke shënuar për herë të parë rritje në periudhën janar-gusht. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mikqyrjes Financiare, rritja rezulton në 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto arriti në rreth 5.2 miliardë lekë. Rritja e aktivitetit të sigurimit të jetës ka ardhur kryesisht nga shtimi i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë për pushime, por edhe për shkak të rritjes së zërave të tjerë të këtij aktiviteti si ai i “ dëmeve të tjera në pronë” me rreth 80%, por edhe sigurimit i përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta. Ajo që bie në sy nga të dhënat e AMF-së ka të bëj me faktin e rritjes së orientimit të tregut ndaj aktivitetit të sigurimit të Jo-Jetës, volumi i përgjithshëm i së cili ka arritur në rreth 90%, duke treguar se shqiptarët kanë lënë ndjeshëm pas dorë sigurimin e Jetës. Sipas të dhënave të AMF-së dëmet e paguara u rritën me rreth 31%, duke arritur vlerën 1.8 miliardë lekë. Zhvillimet e fundit në tregun e sigurimeve të detyrueshme, siç ishte ndryshimi i tarifave të sigurimit të detyrueshëm motorik në rritje me rreth 1,000 lekë ka sjellë edhe reagimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i cili e ka konsideruar si jotransparentë rritjen e cmimit të sigurimit të makinave. Autoriteti ka kërkuar nga shoqëritë e sigurimit rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit me shoqëritë, edhe pse sipas ligjit, tarifat e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve janë të liberalizuara dhe shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë t’i përcaktojnë vetë ato.