E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellesi TAP zyrtarizon aksioneret e medhenj

Gazsjellësi TransAdriatic Pipeline, TAP do te kete aksionere te saj kompani me te njohura te botes ne fushen e energjetikes. Sipas agjensise se lajmeve Reuters kompania azerbajxhanase shtetërore e energjisë SOCAR dhe kompania britanike BP do të zoterojne secila nga 20 për qind të aksioneve të TAP, nderkohe që francezja French Total do të marrë 10 për qind të tjera të aksioneve të projektit. Agjencia i referohet presidentit të SOCAR Abdullayev i cili ka deklaruar se dokumentet përkatëse do të nënshkruhen brenda dy muajve të ardhshme. 
Gazsjellesi TAP, me nje gjatesi 870 kilometra do transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në tregjet e Evropës Perendimore. TAP nis nga lidhja me gazsjellësin Trans Anatolian në afërsi të kufirit greko-turk përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik duke dalë në jug të Italisë. Korridori i TAP lehtëson furnizimin me gaz edhe të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi e Kroacinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›