Liga e Europes luajne sot Teuta dhe Kukesi
Dy kualifikime synohen sot nga skuadrat shqiptare në kontinent.
Teuta dhe Kukësi do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e kthimit të turit të parë të Ligës së Europës.
Durrsakët luajnë në fushën e Daçias së Çisinaut në 19:15, me shpresë jo të vogël pas fitores 3-1 në “Niko Dovana”.
Trajneri Magani do të hedhë në fushë pak a shumë po atë formacion që pati në Durrës, por ndoshta me stil pak më mbrojtës.
Dyshimi i vetëm është në mbrojtje ku Idrizi konkurron me Sakajn.
Kukësi luan në “Qemal Stafa” në orën 19:30.
Trajneri Cungu nuk ka probleme me formacionin. Shqetësimi i tij kryesor ka qenë ana psikologjike, duke pasur frikë nga euforia, por trajneri pohon se kjo gjë nuk ka ndodhur.
Presidenti Gjici ka premtuar shpërblime për lojtarët dhe stafin.
Nëse Kukësi kualifikohet, kjo do të ishte hera e parë që një skuadër debutuese shqiptare kalon një tur në Kupat e Europës.
Nuk dihet nëse ndeshja do të transmetohet në TV apo jo. Deri mbrëmë nuk ishte arritur akordi me drejtuesit e Kukësit.
Gjithsesi, kompanitë e basteve, parashikojnë eleminimin e të dy ekipeve shqiptare. Për kalimin e turit Teuta e Kukësi kanë koeficient të njëjtë 2.10 dhe po të njëjtë, 1.6 e kanë rivalët e tyre.