E Diel, 1 Nëntor 2026

Gdansk është qytet për njerëz të bardhë të civilizuar

Share

Ishte paralajmëruar se ky nuk do ishte një Europian i lehtë për shkak të frikës së racizmit. Sikur të mos mjaftonin disa incidente me natyrë raciste, zëvendëskryebashkiaku i Gdansk-ut, Poloni, qytet ku u luajt ndeshja Spanjë- Irlandë, ka thënë se qyteti i tyre është një qytet për njerëz normalë të bardhë e të civilizuar.

Andrzej Bojanowski shkaktoi zemërim me deklaratat e bëra gjatë një interviste radiofonike. Më vonë ai u detyrua që të kërkojë falje.

Unë falënderoj banorët dhe punonjësit e qytetit, që u sollën si njerëz normalë të bardhë e të civilizuar ndaj mysafirëve tanë, të cilët po ashtu u sollën si njerëz të bardhë normalë, tha ai.

Pak më vonë ai dha një intervistë për një gazetë duke thënë se kërkonte falje për deklaratat e tij.

Disa përkthyes thanë se fraza e përdorur prej tij mund të keqinterpretohet në gjuhët e tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›