E Diel, 1 Nëntor 2026

Mata Hari turke, spiunia që po bën të dridhen ushtarakët

Share

Turkja Narin Korkmaz, një studente 25-vjeçare, nuk mund të ketë bukurinë e spiunes ruse Anna Champam, që u ndalua në Amerikë në vitin 2010, por është shumë efektive.

E konsideruar si Mata Hari turke, ajo akuzohet se bën pjesë në një rrjet spiunazhi, që udhëhiqet nga koloneli Ibrahim Serzer. Të dy ata, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, numri i të cilëve shkon në 51, akuzohen se kanë vjedhur sekrete ushtarake të Turqisë për vite me radhë, për ti shitur më pas jashtë vendit.

Për të marrë informacionet që i duheshin nga ushtarakët, Korkmaz ka përdorur metoda të ndryshme, duke u ofruar atyre para, dhurata, paketa turistike, por dhe prostituta të ndryshme nga jashtë. Këto të fundit kanë qenë më efektivet, pasi të gjitha takimet me prostitutat janë filmuar dhe më pas ushtarakëve u është bërë presion me filmimet e tyre.

Sipas hetimeve, Korkmaz detyrë kryesore kishte pikërisht të gjente prostituta jashtë shtetit dhe të organizonte takimet me ushtarakët e lartë. Tashmë ajo rrezikon shumë vite burg.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›