E Diel, 1 Nëntor 2026

Gedafi nuk terhiqet perendimi gati te nise bombardimet

Në Libi situata është e nderë, madje në përkeqësim të vazhdueshëm. Trupat pro Gedafit kanë hyrë me tanke në Bengazi ndërsa sipas ambasadorit francez në OKB lufta mund të fillojë edhe sot pas samitit të Parisit ku marrin pjesë BE, Unioni AFrikan, Lega Arabe e SHBA. Nga Libia Gadafi ka kërcënuar sërish se aleanca ndërkombëtare do të pendohet nëse sulmon Libinë.

Në Itali bazat ushtarake janë në gadishmëri. Në dispozicion janë dhe instalimet e NATO-s në Francë, Spanjë, Kretë, Qipro e Turqi. Anijet luftarake amerikane janë dislokuar në brigjet e Libisë. Perëndimi është gati për bombardimet nga ajri e nga Parisi bëhet e ditur se Gedafi nuk po respekton armëpushimin.

“Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gadafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama.

Në planin strategjik dhe ushtarak objektivat e forcave ndërkombëtare janë përvec bunkerit të Gedafit dhe bazat aeronautike ushtarake si dhe bazat detare e forcat e kembësorisë të kolonelit për të evituar kështu bombardimet ndërmjet popullsisë civile. Nga Libia raportohet se në periferi të Bengazit luftimet janë të ashpra e madje militantët kanë arritur të rrëzojnë një avion luftark që fluturonte në kuota të ulta mbi qytet.

Libia i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të armëpushimit me forcat kryengritëse në Bengazi ndonëse për Kolonelin rezoluta e Kombeve të Bashkuara mbetet përpjekje për kolonializëm. Agjencia shtetërore e lajmeve Jana tha se trupat ushtarake kanë vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa dëshmitarët flasin për sulme ajrore në qendër të qytetit. Një zëdhënës i protestuesve tha se ushtarakët kanë hyrë nga perëndimi, duke sulmuar me artileri.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›