E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet kisha. Dropull vidhen 5 ikona 200-vjecare

Pesë ikona mbi 200 vjeçare me vlera të rralla historike dhe financiare janë grabitur ne kishen e Shen Thanasit,ne fshtain Bularat te Dropullit ne Gjirokaster.Sipas burimeve nga policia e Gjirokastrës, grabitësit kanë hyrë në kishë pasi kanë thyer dritaren në pjesën e pasme të ndërtesës mbi 200 vjeçare,duke perdorur mjete te forta.

Vjedhja është bërë me qëllim përfitimi  financiar nga shitja e ikonave ka theksuar në një deklaratë mitropolia e Gjirokasters.Vetem në vitin 2007, në këtë kishë u vodhën dhe u zhdukën 18 ikona mbi 250 vjeçare.Ky objekt fetar është vjedhur pesë herë ne harkun kohor te  20 viteve të fundit duke shkaktuar dëme të pariparueshme në historinë e vlerave të saj. Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet identifikimin e autorëve por duket se edhe kete herë autorët e grabitjes do të mbeten të paidentifikuar sin ë të gjitha rastet e mëparshme.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›