Gejts: Vendet e Lindjes së Mesme të nisin reformat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se trazirat në Egjipt dhe Tunizi janë një manifestim spontan i pakënaqësisë së qytetarëve. Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit të marrin mësim nga këto ngjarje dhe të realizojnë reformat e nevojshme.
“Unë shpresoj se qeveritë e tjera në rajon, duke parë Tunizinë dhe Egjiptin, do të ndërmarrin masa drejt adresimit të ankesave politike dhe ekonomike të popullit të tyre”, tha Gejts në një konferencë për shtyp.