E Diel, 1 Nëntor 2026

McGuffie:ICO ka gjëra pozitive për të raportuar para GND-së

Zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffie deklaroi se qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) mbeten të përkushtuara që të përmirësojnë kualitetin e jetës për njerëzit që jetojnë në veri, për t`iu ofruar përfitimet nga lidhjet me Prishtinën. Sipas tij, kjo do të jetë çështje kohe.
 

“ICO-ja mbetet shumë e përkushtuar për krijimin e komunës së re të Mitrovicës veriore. Tashmë kemi ekipin përgatitor që po punon dhe që ka bërë disa projekte deri më tani”, ka thënë McGuffie.
 

McGuffie deklaron se ICO-ja ka gjëra pozitive për të raportuar para GND-së, i cili mbikëqyr zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›