Gena: E kam njeriun e jetës

Gena, është ndër këngëtarët e njohur për performimin e baladave, për të cilat ai thotë të mos kenë lidhje me jetën e tij personale.
"E vërteta është që mua më pëlqejnë më tepër baladat, pasi aty një këngëtar mund të shprehet më tepër se në një këngë ritmike. Në përgjithësi baladat flasin për dashuri të humbura, apo me vuajtje, por ndryshimi është se unë këndoj dhe shprehë atë çka njerëzve u prek më tepër zemrën. Nuk do të thotë që kjo është personale e imja", ka thënë këngëtari në një intervistë për mediat në Kosovë, duke shtuar:
"Për sa më përket mua, unë falënderoj Zotin që jam i rrethuar me plot njerëz që më falin shumë dashuri dhe kjo gjë më bën të lumtur. Uroj të jetë kështu për të gjithë, sepse nuk është mirë të ndihet dikush i vetmuar".
Ai ka konfirmuar atë që është thënë edhe më parë, duke theksuar: "Nuk jam vetëm. E kam njeriun e jetës. E duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Kjo ka rëndësi në jetë, të gjesh dikë të të kuptojë". /Indeksonline/