Vuthaj ''mrekullohet'' nga Jahjaga

Agnesa Vuthaj, një nga modelet më të njohura shqiptare, që karrierën e saj në fushën e modës e spektakleve e ka ndërtuar falë dy kurorave të bukurisë, "Miss Kosova" dhe "Miss Albania", vazhdon të jetë aktive në jetën publike.
Sonte, ajo është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Krahas publikimit të një fotografie në rrjetete sociale, Agnesa ka shprehur edhe përshtypjet e saj për Presidenten, duke shkruar: "Sa shumë energji pozitive kishte zonja Jahjaga nga afër. Më mrekulloi!"
Ndryshe, Agnesa është në përgaditje të disa projekteve të reja për vitin 2013. /Indeksonline/