E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genc Ruli: Rama më sulmon se jam i suksesshëm dhe i shkaktova humbjen

Genc Ruli, ish-ministri i Ekonomisë i akuzuar për aferën skandaloze me minierën në Bulqizë, ka reaguar pas kërkesës së kreut të opozitës ndaj prokurorisë, që ta marrë Rulin sit ë pandehur. Ruli ka thënë se kërkesa e Ramës bëhet për shkak të mllefit që ka ky i fundit, pasi sipas Rulit, ai është  suksesshëm dhe i shkaktoi humbjen në njësinë Nr.5.

Edi Rama është udhëheqësi më i dobët i opozitës që ka krijuar tipar unik, këdo që sheh si shkaktar të humbjes e konsideron armik- tha Ruli, duke i cilësuar akuzat si mllef për humbjen e njësisë 5 në zgjedhjet lokale, njësi që Ruli e kishte në patronazh.

Për akuzat që e lidhin atë me aferën skandaloze të minierës së Bulqizës, Genc Ruli nuk ka thënë asnjë fjalë, duke ia kushtuar gjithë konferencën Edi Ramës dhe fatit të tij si politikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›