Prokuroria: Të pezullohet nga detyra Florenc Hoxha
Prokuroria ka kërkuar pezullimin nga puna të kreut të Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxhës. Kërkesa nga ana e prokurorisë së Tiranës, është dërguar në Gjykatë dhe ka ardhur pas padisë së dy inspektoreve të bashkisë. Akuza ndaj Hoxhës është për goditje, fyerje dhe kanosje për moskallëzim.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës filloi verifikimet mbi materialet kallëzuese të mbërritura në këtë institucion për incidentet e ndodhura në Bashkinë e Tiranës, nga përplasjet fizike mes kreut të Policisë Bashkiake dhe dy inspektoreve. /ora/