Genci, koncert dhe dokumentar për Dawid Bowie

Genc dhe Arbër Salihu, mbrëmjën e së enjtes kanë mbajtur një koncert të vogël por shumë të veçantë.
Ata kanë përgaditur 14 këngë të David Bowie-t, dhe i kanë performuar si duo multi-instrumentale, duke i ndërruar instrumentet në vazhdimësi (kitarë elektrike & akustike, bas, piano etj.).
Këngëtari Genc Salihu ka bërë të ditur se pjesë të këtij koncerti do të shfaqen edhe për publikun e gjërë.
“Së shpejti dokumentari i shkurtë mbi David Bowie Tribute që e mbajtëm në Dit' e Nat', me pjesë të zgjedhuna të koncertit,’’ ka shkruar ai në rrjete sociale. /Indeksonline/