E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë gjysmë milion euro në Greqi

Aktorja e njohur turke, Nebehat Cehre, e cila në serialin “Sulejmani i madhërishëm” luan rolin e nënës sulltaneshë, së shpejti do të realizojë dhe kalendarin e saj më të ri, por jo në Turqi.

Një kompani e naftës në Greqi ka zgjedhur aktoren e njohur që të jetë imazh i tyre, për shkak të popullaritetit në vendin fqinj, ndërsa për këtë angazhim ajo është paguar diku rreth gjysmë milioni euro. Siç duket, kriza ekonomike ka filluar të zbutet atje ose, kur bëhet fjalë për gjininë e brishtë, e gjitha realizohet në kohë.

“Jam shumë e lumtur që kam oferta dhe nga vendet e tjera, e di se me rolin e nënës sulltaneshë kam fituar shumë popullaritet në Greqi dhe me angazhimin e ri ndihem e privilegjuar, pasi u bëj konkurrencë të fortë aktoreve të reja”, transmeton ''Panorama" të jetë shprehur Nebehat./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›