Genës i vidhet kuleta

Këngëtari Gena kësaj radhe ishte caku i një vjedhjeje në Prishtinë.
Sipas një burimi të Indeksonline kjo ka ndodhur dje në lagjen “Dardania” në rrugën “Bill Clinton”, me ç’rast Genës ju dëmtua vetura dhe iu vodhën pasaporta, paratë dhe disa gjëra të tjera personale.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe menagjeri i Genës Enis Fetahu, i cili për Indeksonline ka thënë se edhe atij i është vjedhur telefoni. /Indeksonline/