Vdes themeluesja e “ZARA”-s

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare Rosalia Mera, themeluesja e zinxhirit të dyqaneve “ZARA” dhe gruaja më e pasur e Spanjës.
Ajo ndodhej për pushime në ishullin e Menorkes në Baleare, e shoqëruar nga e bija dhe një prej mikeve të afërta, kur pësoi një hemoragji cerebrale. Mera u transferua nga spitali i Menorkës në klinikën private San Rafael te Korunjas, në veri të Spanjës.
E përshkruar nga revista “Forbes”, “si gruaja që e bëri pasurinë me duart e saj”, Mera braktisi që 11 vjeç shkollën dhe punonte si rrobaqepëse.
Së bashku me ish–të shoqin, ajo ngriti një biznes të vogël veshjesh në La Koruna, qytetin e saj të lindjes.
Në vitin 1975, themeluan grupin Inditeks, që u shndërrua më pas në perandorinë e veshjeve me market “Zara”, “Massimo Dutti”, “Bershka”, “Ojsho”, etj.
Gazeta spanjolle “El Mundo”, në homazhin e saj e konsideroi Meran, si filantropen e fundit, që u angazhua për të mbrojtur të drejtat e më të dobëtëve./Indeksonline/