E Diel, 1 Nëntor 2026

Gënjeshtra skandaloze me rrugët: Për tete vite as një mijë kilometra rrugë

agron-sula-ka-humbur-jeten-ne-aksident-ne-rrugen-lushnje-berat

Dokumentet zyrtare te Qeverise shqiptare dëshmojnë se dy institucionet që kanë prokuruar ndërtimin e rrugëve gjatë tetë viteve të fundit.. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë ndërtuar rreth dhjetë herë më pak rrugë se çfarë pretendon kryeministri Berisha publikisht.
Deputeti socialist Erion Brace në një përllogaritje të tij bazuar në dokumentet e këtyre dy institucioneve jep një statistikë zyrtare e cila nxjerr zbuluar gjithë gënjeshtrat e kryeministrit për shifrat që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve.

Në një publikim të tij në facebook ai thotë se bazuar në shifra konkrete të dokumentuara kilometrat e rrugëve janë si më poshtë:

* Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, janë ndërtuar rruge te:

- KATEGORISE “A”, me nëngrupet “A1″ dhe “A2″ (referuar standardeve te ndryshme)

- KATEGORISE “B”, me nëngrupet “B1″ dhe “B2″ (referuar standardeve te ndryshme)

- KATEGORISE “C”, me nëngrupet “C1″ dhe “C2″ (referuar standardeve te ndryshme)

1. Ne kategorinë “A”, NE TOTAL, nga 2006-2012, janë ndërtuar vetëm:
2 1 5, 58 kilometra rruge. (Këto janë rrugë me katër korsi gjerësi 24-25 metra. Një pjesë e tyre ende nuk ka mbaruar.)
Te ndara sipas nëngrupeve, kilometrat janë këto:
- “A”: janë ndërtuar 2 9, 50 KM
- “A1″: janë ndërtuar 8, 74 KM
- “A2″: janë ndërtuar 1 7 7, 34 KM

(Në të tre kategoritë shumë prej këtyre kilometrave ende nuk kanë mbaruar)

2. Ne kategorinë “B”, NE TOTAL, nga 2006-2012, janë ndërtuar 1 6 7, 03 kilometra rruge.
Te ndara sipas nëngrupeve, kilometrat janë këto:
- “B”: janë ndërtuar 5 3, 72 KM
- “B1″: janë ndërtuar 8 7, 31 KM

- “B2″: janë ndërtuar 2 6 KM

(Ende nuk kanë mbaruar)
3. Ne kategorinë “C”, NE TOTAL, nga 2006-2012, janë ndërtuar: 3 9 3, 93 kilometra rruge.

(Këto janë rrugë me dy krosi me gjerësi 7,5 -10 metra që ende nuk kanë mbaruar)

Te ndara sipas nëngrupeve, kilometrat janë këto:
- “C”: janë ndërtuar 1 3 6 KM

- “C1″: janë ndërtuar 1 2 8, 78 KM

- “C2″: janë ndërtuar 1 2 9, 15 KM

(Të gjitha këto ende nuk kanë mbaruar)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›