E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genjeu deputeti pa mandat

Gjykata e Larte ne Londer i ka hequr mandatin nje deputeti laborist pasi gjate fushates elektorale nepermjet fletepalosje ai kishte shperndare informacione te paverteta ndaj kandidatit kundershtar ne zonen ku garonte.

Ish-ministri Emigracionit Phil Woolas krahas heqjes se mandatit nuk do ti lejohet hyrja ne parlament per tre vjet pasi gjykata vertetoi se gjate fushates elektorale ai genjeu elektoratin.

Dy gjykates e gjeten ate fajtor per shpifje te qellimshme me vetedije ndaj kundershtarit.

Ky eshte vendimi i pare i ketij lloji qe kjo gjykate jep pas 99 vjetesh duke i cuar perseri votuesit drejt qendrave te votimit ne zonen elektorale Oldham East ku zoti Woolas fitoi ngushte me 130 vota me shume se rivali Liberal Demokrat.

I menjehershem ishte reagimi Partise Laburiste.Lideri i saj Ed Milliband e shkarkoi zotin Woolas nga detyra e ministrit hije per Emigracionin.

Nuk eshte pjese e Partise Laburiste te fituarit e vendeve ne parlament duke genjyer elektoratin tha Harriet Harman nje deputete Laburiste.

Burime prane ish ministrit Woolas i kane deklaruar medias britanike se vendimi i gjykates do te thote fund i karrieres politike per te.

Nese ne Shqiperi do te perdorej i njejti standart me ate britanik atehere gjysma e deputeteve te parlamentit shqiptare duhet ti hiqej madati pasi te gjithe ne jemi deshmitare te fushatave elektorale ku dominojne ofendimet e shoqeruara me akuza te paverteta mes kandidateve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›