Pompei shembet Dhoma e Gladiatoreve

Nje dem i madh i eshte shkaktuar trashegimise artistike italiane si pasoje e shembjes se Dhomes se Gladiatoreve ne parkun arkeologjik te Pompeit e njohur ndryshe me emrin Domus.
Quhej keshtu sepse brenda saj sterviteshin atletet e atehershem te Pompeit antik mbi te cilin jane bere edhe disa filma.
Ndertesa ishte nje lloj palestre ku gladiatoret sterviteshin dhe ku me pas vendosnin armet ne brendesi te disa zgavrave ne mur.
Sipas raportimeve te mediave italiane ne te njejten ndertese ndodheshin edhe vizatime e piktura te kohes se antikitetit.
Ndertesa e cila hapet me rrugen Abbondanza rruga kryesore e qytetit te groposur nga shperthimi i vullkanit te Vezufit ne vitin 79 para Eres Sone mund te vizitohej vetem nga jashte dhe mbrohej nga nje dere prej druri.