E Diel, 1 Nëntor 2026

Gënjeu në CV, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Ionut Mosteanu, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte, më 28 nëntor, pasi pranoi se kishte gënjyer për studimet e tij në CV.

Dorëheqja e Mosteanu erdhi pasi gazeta Libertatea raportoi këtë javë se CV-ja e tij përmbante informacione të pasakta rreth kohës së diplomimit dhe universitetit ku ministrie i Mbrojtjes kishte studiuar.

Sipas Reuters, Mostenau tha se nuk dëshironte që “gabimet” personale të tij të shpërqendronin punën e qeverisë për të mbajtur vendin të sigurt nga Rusia.

“Rumania dhe Europa janë nën sulmin rus,” shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook duke njoftuar dorëheqjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›