E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genoa më afër Behramit

Romë, 25 gusht - Mesfushori i West Ham Unitedit, kosovari Valon Behrami, ka gjasa të mëdha që në fund të këtij afati kalimtar të përfundojë te skuadra italiane Genoa, shkroi të martën uebfaqja "Tuttomercatoweb". Sipas këtij mediumi negociatat mes West Hamit dhe Genoas tashmë kanë nisur dhe mund të kenë përfundim pozitiv. Në ofertën për Behramin skuadra italiane e ka përfshirë mbrojtësin belg Vanden Borre, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit londinez Avram Grant. Para Genoas interesim për transferimin e Behramit 25-vjeçar gjatë kësaj vere kanë treguar edhe Fiorentina, Palermo, Roma, Liverpool dhe Juventus. Mesfushori mitrovicas ka kërkuar të largohet nga "Upton Park" shkaku i familjes, ndërsa me londinezët ka kontratë deri në qershorin e vitit 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›