E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: I lumtur që do të luaj përsëri para jush!

Brazilian që shkëlqeu me ekipin katalanas i ka shkruajtur një letër të hapur tifozerisë së Barcelonës ku i shkruan se nesër do të jetë një ditë e veçantë për të kur të rikthehet edhe njëherë atje ku kapi majat e futbollit botëror.

- “ Për mua vitet tek Barcelona janë vitet më të bukura që kam kaluar ndonjëherë në karrierën time dhe nuk do t’i harroj asnjë herë.

Ju të gjithë e dini që unë flas shumë dhe kurrë nuk më pëlqen të them “goodbye” dhe ja po rikthehem përsëri përpara jush .

Unë dua t’ju falenderoj shumë për mbështetjen që më keni dhënë në kohën kur luaja tek Barça.

Takimi me ju do të jëtë një takim mes miqsh. “Kamp Nou” për mua do të mbetet gjithmonë një stadium veçantë. Një përqafim për të të gjithë”.

Kjo ka qënë letra mallëngjyese e Ronaldinjos për ish mbështetësit e tij tek Barcelona

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›