E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohet shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është arrestuar ditën e sotme në shtetin Italian.

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar Fatmir Gjeta, 27-vjeç nga Bulqiza.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vitin 2006 Fatmir Gjeta është dënuar nga gjykata e Bulqizës me 25 vjet burg për vrasje dhe ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar.

27-vjeçari Gjeta pritet të ekstradohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›