E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta Flori energji negative

Disa nga banoret vendosin qe te shkojne te flene nderkohe qe disa te tjere vazhdojne te qendrojne ende zgjuar.

Gentiana dhe Edgari rrine afer zjarrit ndersa pak caste me pare kane permendur Florin. Gentiana kerkon nje mendim prej Edgarit per Florin dhe ai shprehet se nuk ka arritur ende ne ate stad saqe ta njohe vertet por ne vija te pergjithshme thote se nuk i duket njeri i keq. Ndersa per Genten ai ka nje energji negative qe e shfaq here pas here ose ndryshe e quan njeri te djallezuar. Por Edgari nuk bashkohet me mendimin e saj.
Pak me vone te gjithe banoret mblidhen ne kuzhine dhe ulen per te darkuar.

Gentiana diskuton me Albulenen lidhur me masazhet qe i kane bere te tre djemte. Ajo thote se me shume e kenaur ka mbetur nga masazhi i Gracianos sesa i tre djemve.
Pak me vone me vajzat bashkohet Edgari dhe Gentiana nuk e humbet rastin per ti bere nje pyetja. Ajo kerkon te dije per synimet e tij ne Big Brother. Edgari shprehet se nuk eshte qellimi kryesor qe te fitoje por mire do te ishte nese fitonte. Qellimet e mia i kam thene ne audicion i kam edhe ne tru shprehet Edgari.

Ajo e pyet se perse ia ka vendosur te birit emrin e tij por Edgari nxehet dhe me ton te larte i thote se nuk mund ti flase dy here per te njejten gje dhe aq me teper per djalin e tij. Imagjino te kishe nje nuse si une ti thote pastaj Genta si per te nderruar bisede.

Me pas Edgari tregon per vajzen e tij Melisen e cila ka marre pjese ne The Voice. Vajzat e komplimentojne per femijet e tij te talentuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›