E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta, dokumentar mbi jetën e saj?

Në maj të vitit të ardhshëm, këngëtarja Genta Ismjali mbush 10 vite karrierë si artiste muzikore në estradën shqiptare.
Për këto 10 vite, ajo ka arritur që të krijojë hite të cilat kanë bërë të për vete shuëm fansa. E angazhuar në projekte dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit, Genta ka arritur që ti rrumbullakojë 10 vite karrierë.

Ndërkaq, 10 vjetorin e karrierës duket se ajo do ta bëjë të duket spektakular e me gjasë këngëtarja ka në plan të bëjë një dokumentarë mbi rrugëtimin e saj.

“Janë mbledhur skenaristet më të mirë, regjisorët më të mirë, shkrimtarët më të mirë, organizatoret më të mirë, gazetarët më të mirë që do e përshkruajnë një dekadë të Gentës në celuloidin e kinemasë dhe të fletës së bardhë”, ka shkruar genta në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ajo nuk ka specifikuar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë por në bazë të këtij publikimi, duket se ajo është në përgatitje të një dokumentari personal./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›