E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e indinjuar nga reagimi i Metit ndaj saj

Teksa Meti qendron ne pishine Genta kalon prane tij e ai e lag me disa pika uje nga pishina. Gentes nuk ipelqen ky gjest dhe kthehet e qellon Metin. Ky i fundit nervozohet dhe del nga pishina duke e ndjekur nga pas. Ai i thote se beri shume gabim me ate gjest por Genta thote se ai e nisi kete loje jo te kendshme.

Meti kthehet ne pishine tek djemte e komenton Genten duke thene se eshte askushi per ta bere ate veprim karshi tij. Graciano shkon tek Genta dhe i thote te jete me e kujdesshme dhe me e ndalur me veprimet qe ben. Nga ana tjeter Genta ndihet keq e perlotet. Ermira shkon prane saj dhe mundohet ta qetesoje.

Genta shkon prane Graciano e Aniles e shprehet se eshte ndjere shume keq nga reagimi i Metit ndaj saj e shprehet se nuk ia uron asnje femre ta kete ate ndjesi. Ermira me pas komenton me Klaudjen e Vlashin se Genta nuk ka qare nga Meti por nga sjellja e Gracianos karshi saj. Vlashi shprehet se Genta nuk i pranon shakate e banoreve ndersa ata duhet ti pranojne shakate e saja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›