Genta, "fëmijë në trupin e një të rriture"

Genta Ismajli është një nga anëtaret e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël 5”, me protagonistë fëmijët e talentuar në muzikë.Këngëtarja , e cila ka vite që jeton në Prishtinë, ka disa javë që bën udhëtime të shpeshta drejt Tiranës, për të qenë në panelin e jurisë.
Ajo ishte e ftuar sonte në emisionin “Zonë e lirë”, ku mes tjerash rrëfeu se ‘’e ka provuar’’ të qenurit “fëmijë në trupin e një të rriture “.
Për Gentën, angazhimi te “Gjeniu i vogël” është i pari si anëtare jurie, gjë që ajo e ka pohuar ta ketë marrë me shumë emocion. /Indeksonline/