E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana përkrah Besën, ajo "djeg" Rumaninë

Besa Kokëdhima ka disa vite që është futur në tregun muzikor dhe cilësohet si një këngëtare me vokal të përkryer, me suksese të medha pas vetes, duke fituar shumë çmime nëpër festivale e gara të ndryshme.

Kohëve të fundit ka punuar këngë për tregun rumun, duke realizuar kështu disa regjistrime nëpër studiot e njohura të atij vendi e duke bashkëpunuar me shumë kompozitorë të njohur atje.
Ka vetëm dy ditë që ajo ka nxjerrë këngën e saj më të re “Burning”,një bashkëpunim me DJ LLP, rumunin e  mirënjohur në vendin e tij.

Ky bashkëpunim është kurorëzuar në një nga shtëpitë diskografike më të mira në Rumani, të quajtur “MediaPro Music”, ndërsa “Burning” është duke fituar terren në të gjitha radiot rumune.

Këngëtarja me stil unik pritet që të vijë në një videoklip të ri, pasi ka bere te ditur se brenda tre javësh do të fillojë xhirimet. 

Nderkohe, ajo po perkrahet edhe nga koleget e saj ne Shqiper. Eshte Elvana Gjata, ajo qe ka shfrytezuar rrjetet sociale per te ftuar fansat e saj qe te mbeshtesin Besen, duke shkruar:

"Une e di qe gjithmone e keni dashur dhe vleresuar nje vokal dhe artiste si Besa.Ndaj ky eshte momenti te tregoni mbeshtetjen tuaj, qe eshte shume e rendesishme tani". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›