E Diel, 1 Nëntor 2026

George Clooney dhe Stacy Keibler festojnë të ndarë Ditën e Pavarësisë

George Clooney mësohet se është ndarë nga e dashura e tij Stacy Keibler, pasi dyshja kishin kaluar të ndarë edhe Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Sipas një raporti të gazetës britanike Sunday People, aktori është ndarë nga e dashura e tij pas dy vitesh në lidhje me të.

“Nuk është se George dhe Stacy nuk mundën të gjejnë kohë të kalojnë sëbashku nëse vërtet dëshironin. George është duke u larguar nga lidhja me qetësi”.

“Gjithmonë është i njëjti tregim. Sapo ai ndjen se një femër i afrohet së tepërmi, ai tërhiqet prapa” është deklaruar në raportin e gazetës britanike Sunday People.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›